INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vetingu rrezik edhe për zgjedhjet [VIDEO]

Publikuar më: 19:00 19-12-2016

Reforma në drejtësi, e veçanërisht Vetingu mund të bllokojnë punën parapërgaditore për procesin zgjedhor të 2017. Në një intervistë për In TV përfaqësuesi i Koalicionit të Vëzhguesve Vendor Premto Gogo, jep argumentin se përse Vetingu mund të kthehet në bllokadë për zgjedhjet e përgjithshme.
Edhe klima politike në vend mund të ketë ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, sipas vezhguesve vendore.
Ndërsa presidenti  ka përcaktuar 18 qershorin e vitit të ardhshëm, si datën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, në Kodin Zgjedhor nuk janë reflektuar vërejtjet e OSBE ODIHR. Por Gogo kërkon që komisionit të posacëm të reformës në drejtësi të mos i zgjatet mandate. Dhe ka këtë argument.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324