INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetmia është aq e dëmshme për shëndetin sa konsumimi i 15 cigareve në ditë [VIDEO]

Vetmia është aq e dëmshme për shëndetin sa konsumimi i 15 cigareve në ditë [VIDEO]

Publikuar më: 12:43 15-12-2017

Nëntë milionë të rritur ne Britaninë e Madhe vuajnë nga vetmia, raporton studimi i Komisionit Jo Cox.

Specialistët i kanë cilësuar shifrat alarmante pasi sipas tyre vetmia është e dëmshme për shëndetin aq sa dëmet e tij barazohen sikur të pish 15 cigare në ditë.

Vdekja e parakohshme tek personat e vetmuar është 35% më e lartë se sa tek personat e tjerë.

Komisionit Jo Cox nisi studimet një vit më parë kur një deputete nga Britania i dha fund jetës për shkak të vetmisë.

E sipas tyre vetmia nuk prek vetëm të moshuarit por të gjithë grupmoshat.

Nisur nga studimet dhe ngjarjet e fundit deputetet i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndërmarri masa për trajtimin e vetmisë nëpërmjet publiciteteve të ndryshme dhe nismave sensibilizuese.

Megjithatë ndryshimi nuk duhet të pritet vetëm nga qeveria por dhe nga vetë njerëzit të cilët duhet t’iu qëndrojnë më pranë të afërme të tyre dhe të buzëqeshin sa më shumë pasi një buzëqeshje mund të shpëtoj jetë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445