INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetmia vret më shpejt se obeziteti. Ekspertët: Izolimi social rrit rrezikun

Vetmia vret më shpejt se obeziteti. Ekspertët: Izolimi social rrit rrezikun

Publikuar më: 09:45 22-10-2018

Vetmia është më vdekjeprurëse se obeziteti dhe duhet të konsiderohet si një rrezik për shëndetin publik, paralajmërojnë ekspertët.
Personat që jetojnë vetëm kanë një rrezik prej 50% të vdekjes më të hershme sesa personat që janë socialë, sipas një studimi të fundit mbi vetminë. Hulumtuesit në SHBA shqyrtuan 218 studime mbi efektet shëndetësore të vetmisë dhe izolimit social. Ata zbuluan se izolimi social rrit rrezikun e vdekjes së një personi në krahasim me obezitetin. Të ndjerit vetëm i bën njerëzit që të ndihen keq fizikisht dhe mendërit. Ata që janë të vetmuar priren t’i vuajnë simptomat shumë keq kur nuk janë mirë sesa personat që nuk janë të vetmuar.
"Të qenurit në kontakt me njerëz të tjerë konsiderohet gjerësisht si një nevojë thelbësore e njeriut, e rëndësishme për mirëqenien dhe mbijetesën," tha Julianne Holt-Lunstad, autore kryesore e studimit dhe profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Brigam Jang.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889