INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

''Vetting edhe për politikanët'', përplas Lulzim Bashën me Fatmir Xhafajn[VIDEO]

Publikuar më: 15:56 26-02-2018

Vettingu në Policinë e Shtetit ka përplasur ashpër qeverinë me opozitën lidhur me kriminalitetin në vend. Duke e cilësuar jetike këtë proces për vendin, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga seanca e kuvendit lëshoi një palajmërim të fortë.

“Politikanë që mbështeten nga grupe kriminale do të goditen nga ligji,” tha Xhafaj. Në kundërpërgjigje Basha tha se sot policia është kthyer në një bandë kriminale me urdhër të kryeministrit. Po vetëm zgjerimi i gamës së personave që duhet ti nënshtrohet procesit të Vettingut duket se i bashkoi në këtë pikë shumicën dhe opozitën.

“Të bëhet vetting duke nisur që nga Ministri i Brendshëm dhe gjithë kupolës së policisë,” kërkoi Basha.
Po vetë Xhafaj i tha po madje duke shtuar që në listë të përfshihen të gjithë politikanët.
“Mos u nxito , ki durim se do të kontrollohen familjet dhe pasuria jote,” i tha Ministri i Brendshëm, Bashës.

Article Logic
Execution time: 0.0019509792327881