INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetting në Prokurorinë e Përgjithshme, në short 15 dosje për verifikim

Vetting në Prokurorinë e Përgjithshme, në short 15 dosje për verifikim

Publikuar më: 13:15 23-01-2018

Procesi i vettingut ka nisur edhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shorti u hodh edhe për prokurorët e organit të akuzës, e drejtuar tashmë prej fundit të dhjetorit nga Arta Marku.

Bëhet fjalë për prokurorët Arqile Koçaj, Artur Selmani dhe Sokol Stojani.

Nga shorti janë përzgjedhur 15 dosjet e tyre që do t’i nënshtrohen verifikimit.  Ndërkohë, kujtojme se Artur Selmani dhe Arqile Koçaj kandidauan përballë Arta Markut në Komisionin e Ligjeve për vendin e kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Koçaj u emëra prej Arta Markut drejtor i Njësisë së Dekriminalizimit në vend të Rovena Gashit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875