INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vetting-u”, Komisioni i Venecias: Përgjigjemi në dhjetor

“Vetting-u”, Komisioni i Venecias: Përgjigjemi në dhjetor

Publikuar më: 18:29 27-10-2016

Opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e Vettingut nuk do të mbërrijë përpara mesit të muajit dhjetor. Zyra për marrëdhëniet me jashtë në Komisionin e Venecias ka sqaruar se opinioni per ligjin e Vettingut mund të miratohet gjatë sesionit të dhjetorit.

Komisioni i Venecias nuk është njohur ende zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, por e kemi mësuar këtë nga media. Me shumë mundësi ne do të miratojmë opinionin tonë mbi këtë Amicus Curiae gjatë sesionit të 9 dhe 10 Dhjetorit të këtij viti, siç bën me dije Vizion Plus.

Dy ditë me parë gjykata kushtetuese vendoi pezullimin e ligjit te vettingut, por bashkë me këtë vendim 8 gjyqtarët ranë dakord që t’i drejtohen Komisionit të Venecias para se të shpallin nëse ky ligj është apo jo ne përputhje me Kushtetutën.

Burime pranë Gjykatës sqarojnë se kërkesa ne Venecia do të niset sapo të përfundoje përkthimi ne anglisht,  me shume mundësi brenda kësaj jave.

Tashmë fati i ligjit të vettingut dhe njëherësh i gjithë reformës ne drejtësi varet nga opinioni i Komisionit te Venecias pasi skanimi i gjyqtareve dhe prokuroreve është ne themel të kësaj reforme.

Për ketë arsye ne reagimin e tyre të parë pas vendimit të kushtetueses Ambasada Amerikane në Tiranë dhe delegacioni i Bashkimit Europian theksuan se referimi i draftit në Komisionin e Venecias duhet te ndodhe sa me shpejt qe te jete e mundur, për të parandaluar çdo vonese.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215