INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetting-u, Kuvendi shtyn afatin e votimit

Vetting-u, Kuvendi shtyn afatin e votimit

Publikuar më: 20:32 06-03-2017

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare e punimeve të Kuvendit ka zgjatur vetëm pak minuta, dhe u mor vendimi që të shtyhet edhe me 7 ditë për afatin e garës së çelur nga Avokati i Popullit për Komisionet e Vettingut.

Shtyrja erdhi pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili tha se në listën e parë të kandidatëve janë 21 aplikantë për 28 vende në komisionet e vettingut, ndërsa në listën e dytë të ardhur nga Avokati i Popullit, kandidatët kanë probleme dokumentacioni.

Sipas tij do t’u jepet një tjetër mundësi që të paraqesin dokumentacionin e plotë.

“Sot parlamenti u mblodh për të ngritur komisionin ad hoc. Në zbatim të reformës për drejtësi, presidenti i Republikës nuk e ushtroi kompetencën që kishte dhe ja kaloi Avokatit të Popullit i cili ka zbatuar rigorozisht kushtetutën për këtë çështje.

Produkti i këtij procesi solli në parlament 21 kandidatë për 28 vende. Solli edhe një listë të dytë me emra që nuk plotësojnë kriteret për mungesë dokumentacioni. Kështu që komisioni që do ngrinte parlamenti sot do kishte vetëm 21 kandidatë për 28 vende. Ndaj ne nuk e pamë të arsyeshme që të bëhej votimi sot”, tha Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613