INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetting-u në Kushtetuese, reagon Vasili: Proces jetik për drejtësinë, asgjë nuk mund ta ndalë [FOTO]

Vetting-u në Kushtetuese, reagon Vasili: Proces jetik për drejtësinë, asgjë nuk mund ta ndalë [FOTO]

Publikuar më: 20:55 08-06-2017

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook shprehet se Vettingu është proces jetik për drejtësinë në Shqipëri.

Vasili shkruan se reforma në drejtësi ka mbështetjen e plotë të LSI-së për të ecur përpara dhe sipas tij, asnjë pengesë nuk mund ta ndalë këtë proces pa kthim.

“Vettingu proces jetik për drejtësinë në Shqipëri. Mbështetje e plotë që vetingu të ecë përpara. Asnjë pengesë apo ankesë nuk mund ta ndalë këtë proces pa kthim. Konsensusi politik i 21-22 korrikut për vetingun është provë e soliditetit të tij juridik dhe moral të tij”, shkruan Vasili.

Reagimi njëzëri i politikës në mbështetje të këtij ligji mbërriti pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese të Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve kundër disa neneve specifike të tij.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033261775970459