INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu dhe ‘’procesi Llalla’’, sot jepet vendimi për ish-kryeprokurorin...

Vettingu dhe ‘’procesi Llalla’’, sot jepet vendimi për ish-kryeprokurorin...

Publikuar më: 07:13 11-06-2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë përfundimisht sot nëse Adriatik Llalla do të kalojë ose jo në sitën e Vettingut.

Pas dy seancave të para, Kolegji ka dëgjuar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ishkryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, u shpreh se: “parashikimet ligjore thone se nëse subjekti jep dorëheqjen, procesi i Vettingut ndërpritet. Më shume se kaq unë nuk mund ta shpjegoj dot. Unë kërkoj lënien në fuqi të vendimit për Adriatik Llallën. Unë nuk dua ta paragjykoj vendimin tuaj, por dua që të ndiqni standardin ligjor”.(huazuar nga Panorama.com.al)

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322