INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu e “djeg”, përse shkarkohet Xhezair Zaganjori?

Vettingu e “djeg”, përse shkarkohet Xhezair Zaganjori?

Publikuar më: 11:16 26-07-2019

Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra, duke vendosur përfundimisht përjashtimin nga sistemi i Drejtësisë të Xhezair Zaganjorit, kryetar i Gjykatës së Lartë.

Sipas këtij komisioni, Zaganjori ka kryer deklarime të pasakta të pasurisë së tij dhe se nuk ka burime të ligjshme të pasurisë së tij. Zaganjori nuk ka arritur të bindë trupën gjyqësore për burimet financiare, ndonëse dorëzoi provat e tij, për të cilat tha se ishin të shumta.

Kolegji i Posaçëm i Apelit argumentoi të gjitha të dhënat financiare të Zaganjorit, teksa përmendi të ardhurat për apartamentin, shkollimin e fëmijëve, por edhe disa objekte të tjera. Pasaktësi u konstatuan edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes si dhe shkollimit të djalit në Londër.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Zaganjori është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga 40.8 milionë lekë likujditete në bankë, 16.9 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 900 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të zotit Zaganjori për periudhën deklaruese 2004-2017 kapin në total vlerën e 99.7 milionë lekëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609