INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu, Euralius përshëndet votimin në Parlament

Vettingu, Euralius përshëndet votimin në Parlament

Publikuar më: 11:43 31-08-2016

Një ditë pasi Parlamenti miratoi vetëm me votat e maxhorancës ligjin për Vettingun, në kuadër të reformës në drejtësi, ka reaguar misioni i Euralius. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Euralius mirëpret miratimin e ligjit të Vettingut nga ana e Parlamentit, duke theksuar se miratimi i këtij ligji është me shumë rëndësi.
Deklarata e plotë:
“Parlamenti Shqiptar miratoi me anë të një shumice të kualifikuar ligjin për “Vlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë” në një seancë të jashtëzakonshme Parlamentare. Euralius mirëpret miratimin e këtij legjislacioni shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të miratuara më 22.07.2016.  
Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë  një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive (pasuritë dhe burimi i tyre), kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale).  Ky ligj hap rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi. Euralius u përfaqësua nga Drejtuesi i Projektit në seancën parlamentare dedikuar votimit të ligjit për “Vetting”.

Article Logic
Execution time: 0.0023050308227539