INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu i drejtësisë. Gjyqtari i Korçës nuk është i pastër

Vettingu i drejtësisë. Gjyqtari i Korçës nuk është i pastër

Publikuar më: 09:45 21-12-2018

Rrjeta e Vettingut të personave të drejtësisë po arrin të kapë shumë prej tyre. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Korçës, Admir Belishta.

Gjatë seancës dëgjimore përballë treshes së kryesuar nga Olsi Komici, me anëtar Lulzim Hamitaj dhe relatore Genta Tafa, Belishta u përball me akuza kryesisht për burimin e ligjshëm të pasurisë. Relatorja theksoi po ashtu se ishte vërtetuar një kontakt i papërshtatshëm dhe ishin gjetur tre vendime të cënuara në Apel për interpretim të gabuar të ligjit e provave e të ngjashme.
Belishta u mbrojt duke thënë se burimi i pasurisë së tij ishte i ligjshëm. Ai tha se ajo ishte siguruar nga paga. Ai mohoi kontaktet të papërshtatshme, ndërsa sa i përket profesionalizmit vuri në dukje se megjithëse ai respektonte vendimet e shkallëve më të larta të gjyqësorit të paktën në një rast gjykimi i “padrejtë” kishte ndodhur në Apel.
Belishta e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003, si gjyqtar në qytetin e Korçës. Në vitin 2007, ai është emëruar kryetar i kësaj gjykate, detyrë të cilën e mban edhe sot. Përveç punës si gjyqtar, Admir Belishta është angazhuar në mësimdhënie, por edhe si ekspert i organizatave ndërkombëtare në Shqipëri për çështjet e së drejtës.

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457