INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu i 'këput kokën' kryetares së gjykatës në Korçë

Vettingu i 'këput kokën' kryetares së gjykatës në Korçë

Publikuar më: 09:39 10-10-2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Entela Priftin, kryetare e Gjykatës së Korçës. Entela Prifti u vlerësua vetëm për njërin nga komponentët, atë të pasurisë, që rezultoi e fshehur dhe e pajustifikuar. Entela Prifti njihet si një nga anëtaret e Kolegjit Zgjedhor që pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011,KPK deklaroi se janë zhvilluar hetime të thelluara dhe rezultoi se gjyqtarja ka burime financiare të paligjshme. Po kështu u tha se Prifti ka apartament 55 m² në Korçë një pasuri e bashkëshortit dhe nuk është deklaruar bashkë-pronësia. Sipas KPK ka mungesë të dokumentacionit ligjor justifikues. Ndërkaq rezulton se gjyqtarja ka të ardhura nga shitja e makinave. KPK deklaroi se Prifti i shet disa herë më shtrenjtë makinat se sa çmimi i blerjes dhe çmimet nuk reflektojnë me tregun. Një tjetër problematikë sipas KPK ka qenë mosdeklarimi i transfertave në llogarinë e së motrës. Ndaj KPK theksoi se gjyqtarja Prifti ka disa pasuri dhe llogari të padeklaruara. Entela Prifti ushtron prej 10 vitesh detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, që pas emërimit të saj në vitin 2008. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë së njëjtës gjykatë. Në vitin 2011, Entela Prifti ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Paralelisht me detyrën, ajo ka ushtruar gjithashtu mësimdhënie në degën e universitetit “Kristal” në Korçë për një periudhë disavjeçare.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438