INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu i politikanëve, Basha ultimatum Ruçit: Ke afat deri të premten

Vettingu i politikanëve, Basha ultimatum Ruçit: Ke afat deri të premten

Publikuar më: 12:02 18-09-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje kreut të kuvendit Gramoz Ruçit që brenda të premtes të nisë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të shqyrtuar amendimet kushtetuese për vettingun e politikanëve. Ai u shpreh sot se jemi në kushtet e një grushti shteti, ndërsa krimi po kontrollon jo vetëm qeverinë, por edhe ekonominë e shqiptarëve.
“SPAK dhe BKH po nuk gjetën shkelje nuk marrin asnjë masë ndaj politikanëve. Vettingu i largon politikanët e lidhur me krimin. Rucit i është drejtuar një kërkesë që brenda ditës së premte të mblidhet Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit. Modeli është i ngjashëm me ligjin e dekriminalizimit. Modeli është i qartë. Detyra i ngarkohet disa institucioneve.
Janë dy gjëra të ndryshme. Vettingu i nxjerr nga institucionet, SPAK e BKH i çojnë në burg. Në rastin e vettingut barrën e provës e ka politikani, në rastin e hetimit penal barra e provës është e organit të akuzës. Vettingu i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin.”- tha Basha.
Basha ka shtuar së fundi, se vendi ka dalë jashtë kontrollit, duke u shprehur se Rama i ka dorëzuar qeverisjen krimineleve.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158