INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu/ Ikën një tjetër gjyqtar nga sistemi i drejtësisë

Vettingu/ Ikën një tjetër gjyqtar nga sistemi i drejtësisë

Publikuar më: 08:13 30-07-2018

Ikën një tjetër gjyqtar nga sistemi i drejtësisë shqiptare. Vettingu në fakt ka larguar nj pjesë të madhe të anëtarëve të sistemit të drejtësisë. Mëngjesin e kësaj të hëne trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Bledar Abdullai.
Ky gjyqtar ishte edhe kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në orën 09:30 pritet vendimi për gjyqtarin e Gërdecit, Shkëlzen Selimi.
Më pas do të jetë Medi Bici, i fundmi i Gjykatës së Lartë pa kaluar në “sitë”. Ai do të jetë para KPK-së në orën 10:00.
Pas tij është Besnik Muçi, i cili garoi për Prokuror të Përgjithshëm dhe është gjithashtu prokuror i Krimeve të Rënda dhe kandidat për në KLP.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104