INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu, ja sa i pasur është prokurori që po heton Saimir Tahirin

Vettingu, ja sa i pasur është prokurori që po heton Saimir Tahirin

Publikuar më: 12:07 05-06-2018

Ka nisur ditën e sotme seanca dëgjimore për rivlerësim të pasurisë përball KPK-së, për Prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Preçi, i cili po merret dhe me hetimit e çështjes Tahiri.

Sipas të dhënave nga ILDKPI prokurori Preçi nuk ka probleme me pasurinë.

Në listën e pasurive të deklaruara Dritan Preçi ka një apartament 74metra katror në Kashar që e ka blerë në 2008 dhe e ka likuiduar me një kredi 30 mijë euro.

Në listën e tij të pasurisë ka dhe një makinë të tipit golf 1998 të blerë në 2001 për 2 mijë euro.

Gjithashtu ai ka deklaruar se ka dhe një kredi tjetër me interes 3% në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh, ku ka paguar deri tani 30% të vlerës.

Në deklaratën e tij të pasurisë Preçi ka burim të ardhura vetëm nga detyra e tij si prokuror dhe pagën e bashkëshortes.

Article Logic
Execution time: 0.0039658546447754