INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu merr “viktimën” e parë, prokurori nuk deklaron pasurinë, kërkon dorëheqjen

Vettingu merr “viktimën” e parë, prokurori nuk deklaron pasurinë, kërkon dorëheqjen

Publikuar më: 20:48 26-01-2017

Ligji i shumëpërfolur i Vettingut menjëherë ka filluar të japë rezultat. Prokurori i Kavajës, Sulejman Tola nuk ka pranuar të deklarojë pasurinë e tij dhe ka dhënë dorëheqjen. Ai ka ka dorëzuar një dokument në Inspektoriatin e Pasurisë, ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Sipas ligjit, ai duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Presidencë, por ky institucion nuk ka dhënë asnjë reagim për rastin në fjalë. Prokurori e ka argumentuar refuzimin për t’i nënshtruar Vetting­ut, me faktin se për pak muaj del në pension.

Kushtetuta në nenin G, që është neni i fundit i saj, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i Vettingut u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim financiar.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881