INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në “aksion” kontrollon policinë dhe “miqtë kriminelë”

Vettingu në “aksion” kontrollon policinë dhe “miqtë kriminelë”

Publikuar më: 09:49 18-09-2017

Kontrolli dhe verifikimi i zyrtarëve të policisë pritet të bëhet së shpejti, profesionalizmi dhe kontrolli i tyre nëse kanë apo jo lidhje me krimin do jenë pikat kyçe të vettingut në policinë e shtetit.

Mesa duket fokusi i kësaj jave është kontrolli dhe profesionalizmi i policisë së shtetit, pritet që procedurat të vazhdojnë shumë shpejt, por pyetja është cilat do të jenë ato? Një grup prej pesë anëtarësh do ndërtohet javën që vjen, ai do të monitorohet nga ndërkombëtarët. Grupi i ndërtuar nga pesë pjesëtarët do ketë kohë deri në muajin tetor që të bëjë të gjitha kontrollet dhe të sjellë një analizë të plotë me problematikat që janë në Policinë e shtetit.

Ndërsa grupi i dytë do ketë një profil tjetër, ai duhet të sjellë një format ligjor të cilit do t’i referohet vettingu në policinë e shtetit. Por qëllimi i kontrollit të Policisë së Shtetit nuk është vetëm pastrimi dhe kontrolli i tyre por është dhe kontrolli i pastërtisë së figurës , gjë të cilën do e bazojnë në informacionet e përcjella nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe ankesave.

Në fokus të vettingut do jetë edhe kontrolli i efektive të Gardës së Republikës, pasi dyshohet se jo të gjithë i plotësojnë kriteret për të mbajtur atë post.

Article Logic
Execution time: 0.0034098625183105