Nis heqja e kokave të para në polici nga Vettingu.
Sipas Newsbomb rreth 20 efektivëve të lartë i është refuzuar rinovimi i certifikatës së sigurisë për njohjen e informacioneve të klasifikuara, për arsye të paqarta.
Po ashtu gjurmët e gishtave të gjithë trupës së policisë, gardës së republikës dhe punonjësve të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave, u janë dërguar Interpolit dhe Europolit për të zbuluar individë me të shkuar kriminale jashtë vendit.
Zbatimi i vettingut pritej të niste në Janar të vitit 2018 duke futur në "sitë" të gjithë punonjësit e policisë, ku të parët që do ti drejtohen kontrollit do jenë drejtuesit.