Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Ruçi, në lidhje me Vettingun në Polici. Spaho paralajmëron se Partia Demokratike nuk do të çojë asnjë anëtarë në nënkomisionin parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut në polici. Në letrën që Spaho i ka dërguar Ruçit, thuhet se ky proces është farsë.