INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në politik, nesër vjen në Tiranë Komisioni i Venecias

Vettingu në politik, nesër vjen në Tiranë Komisioni i Venecias

Publikuar më: 17:08 18-11-2018

Ditën e nesërme, në Tiranë do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias, institucion të cilit prej disa javësh i ka shkuar drafti i PD për vettingun në politik, shoqëruar me kërkesën për dhënie vlerësimi. 

Delegacioni 6 anëtarësh drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka. Ky delegacion do të kenë ketë një sërë takimesh me përfaqësues politikë, në të cilat do të diskutohet për përmbajtjen e draftit të PD për vettingun e politikanëve.


Partia Demokratike e ka quajtur të panevojshëm opinionin e Komisionit të Venecias, pasi sipas selisë blu, ky institucion tashmë e ka dhënë një opinion për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por ka qenë Partia Socialiste e cila ka këmbëngulur për një vlerësim nga ana e Komisionit të Venecias.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333