INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në politikë. Basha e akuzoi se nuk po publikonte draftin e opozitës, përgjigjet Ruçi

Vettingu në politikë. Basha e akuzoi se nuk po publikonte draftin e opozitës, përgjigjet Ruçi

Publikuar më: 10:37 13-09-2018

Kryetari i Partisë Demkoratike, Lulzim Basha akuzoi kryeparlamentarin Gramoz Ruci, se nuk e ka botuar online në faqen zyrtare të Kuvendit draftin e depozituar nga opozita nismën e PD. “Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online projektligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës… Në emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: ‘Respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët…”, tha Basha. Por pas kësaj deklarate të Bashës të bërë nga qyteti i Durrësit, ku opozita po mban një mbledhje erdhi reagimi nga Kuvendi. Projektligji i opozitës për Vettingun në politikë ishte publikuar online.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777