INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në politikë, tension në komision ikën më zhurmë Alibeaj

Vettingu në politikë, tension në komision ikën më zhurmë Alibeaj

Publikuar më: 10:20 12-10-2018

Këshilli i Legjislacionit vijon punën me shqyrtimin e propozimeve të opozitës për ndryshime kushtetuese, me qëllim realizimin e Vettingut në politikë. Këtë të premte në komisionin ishin thirrur përfaqësues të shoqërisë civile. I vetmi nga opozita që mbërriti në komision ishte deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili e cilësoi seancën dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit si “një teatër hipokrizie nga qeveria”, pasi, sipas tij, “verdikti për Vettingun politik është i qartë tashmë”.
Enkelejd Alibeaj:
“Iniciativa jonë për Vettingun në politikë është një iniciativë që ka vetëm një lloj zgjidhje të klasës politike, pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh. Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh publikisht që nuk e pranon Vettingun në politikë, as në përmbajtje, as në frymë. Është një teatër që po zhvillon Komisioni i Ligjeve për t’i hedhur hi syve të publikut. Mohimi total i kësaj kërkese ulëritëse emergjente duke na ftuar këtu, është teatër. Ju s’duhet të lejoni veten tuaj të përdoreni për fasadë për qëllime politike. Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që kjo godinë ka diskutuar, për çështje me interes për ju. Ju thërrasin sot për një çështje për të cilën e kanë thënë verdiktin, nuk e duan. E sot po bëjnë teatër, gjasme po konsultohen me juve”.
Por Gramoz Ruçi i ka ndërprerë për disa herë me radhë fjalën, duke i fikur mikrofonin. Kjo ka shkaktuar tension mes shumicës dhe deputetit demokrat Alibeaj. Pas disa minutash tension Alibeja në shenjë demonstrative ka braktisur mbledhjen e komisionit.

 

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376