INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në politikë/ Venecia thotë ‘JO’, Basha e Rama përplasen në distancë

Vettingu në politikë/ Venecia thotë ‘JO’, Basha e Rama përplasen në distancë

Publikuar më: 17:05 14-12-2018

Komisioni i Venecias miratoi raportin final në lidhje me propozimin e opozitës për Vetting të politikanëve, duke e rrëzuar atë. Vendimi është zbardhur në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, e ku shprehen shqetësime për sigurinë ligjore. 

Komisioni i Venecias:
“Projektligjet kushtetuese që mundësojnë verifikimin e politikanëve në Shqipëri, duke përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të tyre me krimin e organizuar, nuk ofrojnë udhëzime dhe masa mbrojtëse të përshtatshme për një proces të tillë të ndjeshëm dhe mund të çojë lehtësisht në shpërdorim të pushtetit. Duke pranuar synimin legjitim për të hequr autorët dhe ndikimin e tyre nga qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda për të drejtat e atyre subjekteve.”
Ekspertët e Komisionit të Venecias pohojnë se nuk ka garanci që këto propozime të shmangin riskun e përdorimit politik të kësaj nisme. Madje këtë shqetësim, “Venecia” e ka shprehur që në titullin e njoftimit publik, ku thekson se propozimi i PD-së rrezikon të çojë në abuzim me pushtetin. Teksa Komisioni i Venecias i bën thirrje politikës së Tiranës ta zgjidhë çështjen me dialog politik në Parlament Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ju drejtua në këtë mënyrë Lulzim Bashës.
Edi Rama:
“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë”.
Gjuha ishte e ashpër ndaj rivalit politik nga kreu i demokratëve Lulzim basha.
Lulzim Basha:
“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215