Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pritet të shqyrtoj gjatë ditës së nesërme dosjet e kandidatëve që do marrin pjesë në komisionet për ligjin e vettingut, pjesë e reformës në drejtësi.
ONM ka ridërguar vëzhguesit e saj ndërkombëtarë ndërsa kandidatët e interesuar u ftuan nga zyra e Avokatit të Popullit për të përfunduar dosjet e tyre.
Sot është afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve pasi nesër Komisioni vlerësimit do shqyrtojë dokumentacionin e kandidatëve.