Pas Policisë së Shtetit duket se edhe sistemi i burgjeve do të kalojë në filtrin e Vettingut.
Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se më datë 21 janar të këtij viti, të gjithë punonjësit e policisë do t’i nënshtrohen testimit.
Sipas burimeve testimi do të jetë fizik edhe me shkrim dhe do të kryhet në ambjentet e Akademisë së Rendit, ku do të testohen të gjithë policët në bazë të normave të caktuara për të mbajtur vendin e punës.