INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu/ Raporti i Helsinkit: Vetëm një gjyqtar është shkarkuar për lidhje me krimin

Vettingu/ Raporti i Helsinkit: Vetëm një gjyqtar është shkarkuar për lidhje me krimin

Publikuar më: 11:42 28-09-2018

Komiteti shqiptar i Helsinkit tërheq vëmendjen se rivlerësimi i gjyqtarëve e prokurorëve po bazohet më së shumti te kriteri i pasurisë, duke i kushtuar më pak rëndësi lidhjeve të tyre me krimin e organizuar. Në një analizë të procesit të deritanishëm të Vetting-ut, theksohet se ky komponent duhet të ketë rol të dorës së parë në rivlerësimin e magjistratëve, ndërkohë që në 48 vendimet e para, vetëm ndaj një personi është vendosur shkarkim nga detyra, sepse janë vërejtur pasaktësi në plotësimin e formularit për kriterin e pastërtisë së figurës ose siç njihet ndryshe, lidhjet e gjyqtarëve/prokurorëve me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Ndërkohë në dy vendime të tjera të KPK-së, është analizuar dhe argumentuar më gjerë kriteri i pastërtisë së figurës, për shkak të problematikës së referuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) apo problemeve që kanë rezultuar nga hetimi administrativ i kryer nga vetë KPK.
“Aspekti i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve është një çështje delikate që paraqet një shkallë më të lartë vështirësie për tu hetuar dhe për tu provuar në kuadër të vettingut në raport me dy kriteret e tjerë, atë të pasurisë dhe aftësive profesionale”, thekson në analizë Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Në përfundim të procesit, në të dyja këto raste është konkluduar se kriteri i figurës ka qenë i pastër (referuar vendimit nr. 47 për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë A.F dhe vendimit nr. 26 për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit I.T).

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777