INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu shënon 'viktimën' e radhës. Shkarkohet gjyqtari i Shkodrës

Vettingu shënon 'viktimën' e radhës. Shkarkohet gjyqtari i Shkodrës

Publikuar më: 09:37 05-10-2018

Gjyqtari i Gjykatës Administrative Shkodër, Ahmet Jangulli nuk e kaloi dot Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi sot shkarkimin e tij nga detyra pasi nuk justifikon pasurinë. Jangulli nuk arriti të justifikonte një pasuri në vlerën e 12 milion lekëve, shumë të cilën kishte deklaruar se ia kishte dhëne borxh tre personave. Probleme për këtë gjyqtar ishin konstatuar edhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që e kishte nxjerrë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës. DSIK e kishte informuar KPK se kishte të dhëna që ky gjyqtar në bashkëpunim me një prokuror kundrejt mitdhënies kishte favorizuar një të pandehur për ndryshim akuze. Por konkluzionet e KPK-së janë kundërshtuar nga gjyqtari, i cili pretendoi se nuk ishin marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes notere. Ndërsa në lidhje me pretendimin e DSIK, gjyqtari tha se vendimi i tij jo vetëm ishte lënë në fuqi nga gjykata e Apelit por ajo madje kishte pushuar akuzën për atë të akuzuar. Gjyqtari Jangulli është bërë pjesë e një procedimi disiplinor dhe e debateve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pranverën e vitit 2018, pas një kërkese të ministres së Drejtësisë për shkarkimin e tij. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë votuan kundër propozimit të ministres, duke e rrëzuar atë.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988