INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetvritet një mjek në Berat. Ja pse?

Vetvritet një mjek në Berat. Ja pse?

Publikuar më: 12:54 20-05-2016

M. Laçka, 35 vjeç, me profesion mjek radiolog i ka dhënë fund jetës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat dhe mendohet se shkak i vetëvrasjes të kenë qënë arsye familjare. Ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në litar.
Laçka është divorcuar nga bashkëshortja dhe ka një fëmijë, e mësohet se që nga koha që u divorcua ka qënë shumë i ngarkuar psikologjikisht.
Mjeku punonte pranë poliklinikës së qytetit, i specializuar në radiografi. Kolegët e poliklinikës kanë tentuar disa herë të bisedojnë dhe ta ndihmojnë, duke e këshilluar, pasi e kanë parë gjendjen e tij të rënduar. Po e ata me sa duket s’ja dolën dot.

Article Logic
Execution time: 0.0040228366851807