INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vezë dhe portokalle në godinën e bashkisë, ja si u zhvillua protesta e PD-së…

Vezë dhe portokalle në godinën e bashkisë, ja si u zhvillua protesta e PD-së…

Publikuar më: 11:09 22-02-2016

Mëngjesin e së hënës, Partia Demokratike thirri në protestë qytetarët, për të kundërshtuar vendimin e bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit Artificial. Por, që në nisje të protestës, qytetarë të shumtë, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit të vogël, goditën ndërtesën e bashkisë me vezë dhe portokalle.

Ata kundërshtojnë ndërtimin e parkut të lojrave tek Liqeni Artificial por dhe rritjen e taksave vendore të miratuara nga bashkia në fund të muajit dhjetor.

Në fjalën e tij përpara protestuesve deputeti demokrat Gerti Bogdani deklaroj:

“I pari kryetar bashkie që guxon të hapë rrugën e betonit parkut të Liqenit. Nuk e ka bërë askush më parë, nuk e ka bërë as Edi Rama. I kanë ardhur rrotull parkut të Liqenit dhe ky sot guxon të bëjë këtë gjë, duke e konsideruar park lodrash për fëmijë. Tirana ka vende plot për parqe lodrash për fëmijë”.

Ndërsa Kryetari i Këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli tha:

“Protesta ka për qëllim ti thotë jo arbitraritetit, antishtetit antiligjit po veprohet në formën e një bande. Do të ndalim jo vetëm ndërtimin tek liqeni  një ndërtim korruptiv por dhe të paligjshëm”

Protesta e nisur rreth orës 10: 20 minuta para bashkisë vijoi me deklarata të deputetëve demokratë dhe rreth orës 10; 49 protestuesit nisën marshimin drejt Liqenit Artificial.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006