INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vezët e kontaminuara, BE : 40 vende janë prekur nga skandali i vezëve me pesticid [VIDEO]

Publikuar më: 16:44 06-09-2017

Një zyrtar i Bashkimit Evropian thotë se 40 vende janë prekur aktualisht nga skandali i vezëve të kontaminuara në Europë, duke përfshirë këtu 24 anëtarë të Bashimit Evropian dhe 16 vende jo anëtare. Në vezët holandeze u gjetën disa lëndë të rrezikshme kimike të cilat mund të dëmtojnë veshkat e mëlçinë dhe gjëndrat tiroide të konsumatorëve. Vytenis Andriukaitis, zyrtari përgjegjës për shëndetin dhe sigurinë e ushqimit për Komisionin Evropian, tha të martën në Estoni se vetëm katër vende në BE prej 28 shtetesh nuk kanë pasur vezë të kontaminuar me pesticidin Fipronil, i konsideruar si një rrezik për shëndetin nëse konsumohet në masë të madhe sasitë. Vendet e paprekura të BE-së janë Lituania, Portugalia, Qiproja dhe Kroacia. Miliona vezë në të gjithë Evropën janë shkatërruar pasi u gjetën të përmbajnë gjurmë të Fipronil. Askush nuk rezulton të jetë sëmurur nga skandali në të cilin Fipronil u zbulua se ishte përzier ilegalisht në një llak insektesh për pulat. Të paktën dy vetë në Holandë janë arrestuar. Holanda është eksportuesi më i madh evropian i vezëve, dhe një nga më të mëdhatë në botë. Ajo prodhon 10 miliardë vezë çdo vit dhe eksporton rreth 65% të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932