Lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme kanë shkaktuar panik në zonën, ku është regjistruar epiqendra, ajo në Gjirin e Lalëzit dhe konkretisht në Hamallaj. IN Tv shkoi për të parë nga afër situatën. Banorët e frikësuar kanë pohuar se tërmeti ka qënë shumë i fortë dhe i ka detyruar të dalin jashtë ndërsa dëmet janë të rënda, pasi muret janë çarë.
''Isha në katin e parë, thashë se më ra kati i dytë në kokë'' tha një banore e disa të tjerë pohuan se u rrëzuan të gjitha që kishin në rafte dhe në shtëpitë e vjetra pati mjaft plasaritje.
Frikë nga tërmeti kanë përjetuar edhe pushuesit në Gjirin e Lalzit. Për IN Tv ata thonë se i kanë ndier tronditjet edhe anës detit. Lëkundjet sizmike të regjistruara sot, kanë shkaktuar edhe plasaritjen e shtesës së një pallati në qytetin e Durrësit. Dëme të vogla ka patur dhe në biznese.