INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, në të gjithë sistemin parauniversitar nis orari i ri! Flasin nxënësit...[VIDEO]

Publikuar më: 16:13 05-02-2018

Sot ka nisur në të gjithë sistemin parauniversitar nisma 3 lëndë në 6 orë. Ky ndyshim orari është pritur në mënyra të ndryshme nga nxënësit. Për disa gjimnaziste ndryshimi i orarit ka qënë i thjeshtë, ndërsa për të tjerë që kanë pasur orët e para lëndët shkencorë disi i lodhshëm.
Dy mësuese, një gjeografie dhe tjetra filozofie, në gjimnazin Petro Nini Luarasi pohuan per IN Tv se organizimi i mësimit që të mos bëhen orët e lodhshme varet nga vetë mësuesit. Sipas tyre sot ishte dita e parë dhe nxënësit kanë nevojë të ambjentohen.
Pjesa më e madhe e mësuesve në dy orë kanë shpjeguar dy mësime që në orën e parë e disa i kanë shkurtuar e thjeshtësuar që mos bëhen të lodhshme. Ndërsa gjatë orës së dytë më shumë kanë bashkëbiseduar me nxënësit për paqartësitë dhe i kanë pyetur ata. Një tjetër metodë që është përdorur ka qënë dhe ajo që në çdo orë është shpjeguar një mësim e kështu me rradhë.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377