Me mijra maturantë u janë drejtuar sot sekretarive të fakulteteve për të bërë regjistrimet në universitete. Në disa fakultete u ndeshëm me rradhë të gjata që siç dhe na thanë një situatë e tillë u krijua për shkak të disa problemeve që pati në orët e para të mëngjesit sistemi online ku merren të dhënat për regjistrimet.
Shumë maturantë kanë fituar direkt preferencën që kanë renditur të parën dhe e kanë më të thjeshtë për tu regjistruar.
Ndërsa shumë të tjerë kanë fituar degët jo fort të pëlqyera, por shpresojnë se do të arrijnë të marrin fakultetin e preferuar në fazat e tjera të regjistrimeve.
Regjistrimet në universitete për fazen e parë nisën sot dhe do të vijojnë deri në 11 shtator. E të gjithë ata që kanë shpresa se mund të mbeten vende bosh mund të aplikojnë sërisht dhe pas datës 15 shtator mund të çregjistrohen dhe të shkojnë tek dega më e preferuar.