Përmbytjet e mbrëmjes së shkuar janë shoqëruar me pasoja të mëdha aq sa dhe sot nuk janë fshirë. Trafiku në disa pjesë të autostradës Tiranë-Durrës ka qene i rënduar, kryesisht tek nënkalimi i Kasharit, pasi shiu sot dhe pse më ritme më të ngadalta ka qënë prezent përgjatë gjithë ditës.
Po frika e banorëve të zonave përreth autostradës është prezente. Ata kanë marrë masat për tu mbrojtur edhe pse mënyra është shumë primitive me thasë. E sot ata kanë vendosur të rinj për ti paraprirë ndonjë rreziku tjetër të mundshëm.
Edhe shumë biznese janë përmbytur dhe dëmet siç thonë punonjësit edhe pse ende s’janë llogaritur me detaje janë kolosale. Po dhe shumë të mbjella të fermrëve janë përmbytur.