INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN NewsRritet çmimi i naftës, indinjohen konsumatorët[VIDEO]

Publikuar më: 15:57 10-11-2017

Në të njëjtën pikë karburati me dy ditë diferencë çmimi i naftës ndryshon ndjeshëm. Dy faturat e tregojnë qartë. E para i përket datës 7 nëntor ku çmimi për litër shënon 165 lekë, ndërsa tjera e datës 9 nëntor shënon 173 lekë, pra rritja është 8 lekë.
“Rritja është katastrofike,” thotë një qytetar pwr IN News.
Kjo rritje e menjëherëshme dhe me vlerë të konsiderueshme ka shqetësuar dhe konsumatorët të tjerë, cilët për kameran e IN News thonë se këto ditë makinat i kanë përdorur vetëm për raste emergjente dhe në ditë më trafik nuk i kyçin. Po në fakt sot që është data 10 nga një vëzhgim që bëmë nëpër pikat e tregtimit të karburanteve vume re se nafta është rritur sërisht, madje asnjë nga kompanitë nuk ka të njëjtin çmim me tjetrën. Disa prej tyre e kanë çmimin 174 lekë për litër e të tjerë deri 176 lekë për litër.

Në këto kushte lind pyetja kush po abuzon tregëtarët e pakicës, apo ata të shumicës?

Article Logic
Execution time: 0.0015130043029785