Ka me pak se një javë, që janë hapur aplikimet drejt ëndrrës amerikane, dhe shqiptarët janë dyndyr nëpër pika të ndryshme në kryeqytet për të aplikuar për llotarinë. Shumica e atyre, që kamera e IN News intervistoi thanë se edhe pse janë zhgënjye, pasi deri më tani nuk kanë fituar nuk do dorëzohen dhe do të riaplikojnë. Sigurisht nuk mungojne dhe ata që aplikojne për herë të parë.
“Kam aplikuar dy herë do aplikoj e këtë vit,” thekson një vajzë. “Këtë vit aplikova për herë të parë,” thotë një 18 vjeçare.
Pjesa më e madhe e qytetarëve, që takuam ishin të rinj dhe shkaqet kryesore, pse duan të ikin në Amerikë janë të lidhura me problemet ekonomiko dhe sociale.
Një vajzë e re sqaron se arsyeja e parë është puna dhe mënyra e jetesës.
“Është e vështirë të jetosh këtu sidomos ky brez,” thotë një tjetër qytetar.
Dy vitet e fundit fluksi i aplikimeve për llotarinë amerikane, ka qënë në rritje duke kaluar dhe shifrën e 200 mijë qytetarëve.