INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim, mes qytetarëve në festën e verës Linda Rama me Zahon. Rrëfehet për IN News...[FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 15:12 14-03-2018

Mijëra qytetarë kanë festuar ditën e verës në Sheshin Skënderbej, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe tek Liqeni artificial. Kamera e IN Tv ndoqi edhe shëtitjen e familjes kryeministrore, bashkëshortes së Edi Ramës, Linda Ramën së bashku me djalin Zaho. Bashkëshortja e kreut të ekzekutivit rrëfen ekskluzivisht për IN Tv, se cila është arsyeja që nuk është sot në krah të Ramës në Elbasan. 

“Bashkëshorti im e kishte ditë punë, kurse unë e kam pushim me djalin. Si kjo ditë me diell të jetë gjithë viti për shqiptarët. I vogli po kënaqet shumë,” tha zonja Rama për In News.
Ashtu si zakonisht familja kryeministrore kujdeset që Zaho i vogël të mos ekspozohet ndaj kamerave në publik. Madje edhe në rrjetet sociale fotot e tij janë përgjithësisht me kurriz. Por sot ai i është gëzuar festimit të ditës së verës si bashkëmoshatarët e tij në Tiranë.
Festimet dhe urimet nuk munguan në të gjitha sheshet në Tiranë, ku më shumë pamë që gëzojnë fëmijët.
Mes aktiviteteve të shumta ranë në sy dhe karnavalet që bëhen për herë të parë në Tiranë. Ndërsa tek Liqeni artificial shumë qytetarë kishin dalë jo vetëm për të shijuar diellin dhe të shëtisni, por dhe të blinin pranë panairit të artizanëve dhurata.
Nëse për shumicën e qytetarëve ishte ditë pushimi për disa të tjerë pune. Shitësit e ballokumeve, veroreve, punimeve të traditës dhe piktorët sot bënë dhe ca para më shumë.
Veç aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës pranë piramidës Vodafone kishte organizuar një koncert me pjesëmarrjen e emrave më të mirë të muzikës dhe kishte vendosur dhe një kënd pikture.

fetsa_veres_ok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111