INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgimi i IN News, 3 lëndë në 6 orë! 3 muaj më pas nxënësit nuk e kundërshtojnë më...[VIDEO]

Publikuar më: 14:25 21-05-2018

Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga ndryshimi i orareve në arsimin parauniversitar. Fillimisht shumica e nxënësve ishin skeptik për këtë nisëm dhe iu dukej e lodhshme, që të qëndronin dy orë në klasë me të njëjtën mësuese dhe të përqëndroheshin për 90 minuta në një lëndë. Po sot çfarë ndodh?
IN Tv kreu një vëzhgim në disa shkolla të mesme dhe nga bisedat me nxënësit kuptuam se shumica tani janë ambientuar.
“Me kalimin e kohës u ambientuam,” tha një nxënëse. Kurse një tjetër u duk e kënaqur kur shtoi: “Marrim më pak libra me vete”.
Gjithësesi edhe pse të paktë në numër ka ende gjimnazistë që nuk janë dakort me këtë nisëm dhe thonë se janë të detyruar të qëndrojnë në klasë se askush si pyeti më parë.
Dy nxënës thanë: “Unë lodhem e më një orë”, “Matematika dhe fizika janë pak të lodhshme”.
Nisma më e re e Ministrisë së Arsimit, 3 lëndë në 6 orë nisi në muajin shkurt dhe qëllimi ishte që nxënësit të lehtësoheshin nga çantat e rënda dhe të përgatiteshin për më pak mësime në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561