Nëse në komunizmëm rradhë të tilla shiheshin për bukë e qumësht këto të sotmet janë për dijen.
Kështu është situata pothuajse në të gjitha pikat e shitjes së librave. Prindërit që prej të premtes kanë lënë punët e tyre për të blerë librat shkollorë për fëmijët, por dhe sot jo të gjitha librat janë. Kështu që do tu duhet të lënë sërisht punët e të mbajnë rradhë edhe ditët në vijim deri sa ti marrin të gjitha librat. Shpërndarësit e librave jashtë kameras na thanë se dhe librat e munguara do të vijnë brenda javës.
Të pyetur nga kamera e IN News për çmimet thonë janë relativisht të shtrenjta për familjet me nivel ekonomik mesatar. Ne vërejtëm se ato nisin nga 2100 lekë dhe kulmojnë me ato të klasës së 7 me rreth 7400 lekë.