INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgimi i IN News/Panik në Tiranë nga tërmeti! Flasin qytetarët...[VIDEO]

Publikuar më: 13:37 04-07-2018

Frikë dhe panik nga tërmeti! Kjo është ndjesia që përjetuan banorët e kryeqytetit. Pjesa më e madhe e tyre menjëherë, pasi ndodhi tërmeti dolën në rrugë. Shumica lanë zyrat ku punonin dhe të tjerë banesat. Disa thanë se frika ishte aq me madhe sa u lutën në Zot, ndërsa qytetarë të tjerë u kthyen tek porositë e gjyshërve dhe u zhvendosën nga tavolinat e zyrave tek dyert, pasi pretendohet se është zona më e sigurt. 

“U tremba, u tund kompjuteri. Shkova tek dera e zyrës, poshtë traut se aty thonë është më mirë. Më pas na tha eprori dilni jashtë,” tha një zonjë.
“S’kisha ç’të bëja, u luta Zotit,” tha një tjetër qytetare.
“Isha në katin e tretë në zyrë kishte tronditje të forta dhe dolëm jashtë,” sqaroi një zyrtare.
Të frikësuar ishin dhe fëmijët se tani kanë mbaruar shkollën dhe qëndrojnë më shumë në shtëpi.
“Isha më motrën në shtëpi dhe më pas dolëm jashtë. Pata pak frikë,” tha një vajzë.
Më të moshuarit u treguan më trima, pasi nga eksperienca na thanë se gjatë jetës së tyre kanë ndjerë tërmete dhe më të fortë. “Isha në kafe, s'bëra asgjë vazhdova kafen. Një lloj ndjesie pata, por nuk u tremba. Kam ndjerë tërmete dhe më të fortë,” tha një pensionist.
Thuajse të gjithë qytetarët pas tërmetit ishin me telefona në vesh, pasi kërkonin të lidheshin me familjarët e tyre. Po për disa minuta kjo ishte e pamundur, pasi dhe linja nuk punonin. Të gjitha institucionet ndërprenë për gati një orë punën. Edhe në komisionet parlamentare tërmeti është ndjerë shumë dhe deputetët dolën në jashtë. Më pak të frikësuar ishin ata, që po ecnin në rrugë, pasi nuk e kuptuan fare që ra tërmet.

Article Logic
Execution time: 0.0025010108947754