Arturi është një nga anëtarët më të rinj të biblikotekës tashmë të rinovuar Musine Kokalari.
“Kam dy muaj që vij këtu dhe marr libra me përralla,” tha për IN News një ndër lexuesit më të rinj në moshë.
Vëmendja ndaj të lexuarit është rikthyer së fundmi edhe në bibilotekat e lagjeve të kryeqytetit. Të rinjtë më se shumti e shohin këte si një mënyrë për të hequr dorë nga oret e gjata dhe pa fryt nëpër kafene apo dhe veseve si lojrat e fatit.
Grupmoshat e ndryshme zgjedhin të vijnë këtu për disa arsye. Disa për të lexuar shtypin, të tjerë për të punuar apo për të marrë libra në shtëpi dhe studentët për të mësuar se është dhe sezon provimesh.
Këta dy të rinj janë motër dhe vëlla vajza është nxënëse e klasë së shtatë dhe djali student. I bashkon jo vetëm gjaku, por dhe pasioni për të lexuar. Ajo lexon përralla dhe ai mëson për provim.
Ndërsa punonjëset e bibliotekës të njësisë 7 pohojnë se ka rritje te anëtarësimeve dhe shtim të titujve të librave. Vetëm për tre muaj janë regjistruar mbi 100 anëtarë të rinj dhe grumosha kryesisht të reja.
E njëjta panoramë ishte dhe në bibilotekën e njësisë numër 10.
Rikonstruksioni i bibliotekave, po kthen kështu vëmendjen e të gjithëve drejt një fenomeni, që ishte në zhdukje, atij të leximit në bibliotekat e lagjeve.