Këto janë pamja që na vijnë nga bregdeti i Durrësit, ku ujrat e zeza janë bërë njësh me detin. In news sjell vëzhgimin ku pamjet flasin vetë.
Kolektori i ujrave të zeza shkarkohet në det, aty ku fare pranë qytetarë të shumtë janë vendosur të pushojnë. Shumë prej tyre nuk e njohin zonën, por janë banorët e Durrësit që na orientojnë dhe na tregojnë ndotjen që i bëhet ujrave në det.
‘’Ja pak më tutje derdhen ujrat e zeza’’ thotë një qytetar.
Megjithatë pushuesit pranojnë për kameran e IN News se situata është përmirësuar krahasuar me një vit më parë.
‘’ Nga Fushë-Kruja, vij gjithmonë në Durrës’’ thotw njw pushuese.
Situata shfaqet shqetësuese edhe nga shitësit ambulantë. Ata janë kudo dhe tregtojnë edhe produkte, të cilat janë rrezik për shëndetin e turistëve.
Ka dhe pamje komike si parakalimi i gomarit në mes të pushuesve, ku në fakt tregëtohen produkte ushqimore për pushuesit.