INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgimi i IN TV. Shpërndarja e librave shkollorë në kaos [VIDEO]

Publikuar më: 15:00 01-09-2016

In Tv realizoi një vëzhgim në disa nga shkollat e kryeqytetit në lidhje me shpërndarjen e librave shkollorë. Ajo ç’ka na rezultoi teksa ndoqëm nga afër në terren ishte se prindërit, nxënësit dhe drejtuesit e shkollave po përballen me një terr informacioni. Pasi nuk kanë një përgjigje të saktë se kur do të mund të shpërndahen të gjitha tekstet shkollore. Nxënësit dhe prindërit thonë se në disa shkolla ku nuk ka librari afër nuk ka shkuar asnjë libër, ndërsa tek ato që kanë librari kanë shkuar pak tekste mësimore. Më konkretisht në shkollën Emin Duraku që nuk ka një librari të liçensuar për shpërndarjen e librit nuk ka shkuar asnjë tekst. Ndërsa libraritë pranë shkollës Edit Durham dhe Dëshmorët e Lirisë dispononin disa nga tekstet mësimore, po librashitësit na thanë se po shesin shumë pak prej tyre, pasi shumica e nxënësve duan të marrin paketën e plotë. Gjithësesi librashitësit thonë se shkak i kësaj situate është bërë zhvillimi i tenderave të pullës së librave me logon e Ministrisë së Arsimit.

Ndërsa prindërit dhe nxënësit theksojnë se disa libra i kanë blerë e disa të tjerë po i presin edhe pse askush nuk u jep një datë të saktë. Ata shtojnë se nëpër shkolla u është thënë se brenda datës 5 shtator librat do të jenë të gjitha.

In Tv u intersua dhe pranë Ministrisë së Arsimit ku mësoi se përmes një udhëzimi të muajit prill të këtij vit përcaktohet se nga data 25 deri 12 shtator bëhet shpërndarja e librave. E në fakt për ta me sa kuptohet është e justifikueshme që sot është 1 shtator dhe librat ende mungojnë, pasi si afat i fundit është vendosur data 12 shtator. Po nga ana tjetër prindërit e fëmijët janë të çoroditur dhe janë nervozuar, pasi prej disa ditësh po humbin kohë kot duke shkuar nëpër shkolla për të mësuar se kur do ti marrin librat.
Ne shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë e të mos ngelet për ditën e fundit, pasi jo vetëm do të krijohen rradhë të gjata, po shumë nxënës mund të rrezikojnë të nisin ditën e parë të shkollës pa libra.

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092