INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgimi IN NewsAmbulantët iu “sulen” shkollave! Po siguria e ushqimeve...[VIDEO]

Publikuar më: 15:41 14-09-2017

Nisjen e shkollave nuk e presin me gëzim vetëm nxënësit, por dhe tregtarët ambulantë që nxitojnë të fitojnë ca para. Edhe pse në mënyrë jo ligjore ata gjatë pushimit të madh, shesin produke nga më të ndryshme nga ato të përgatitura vetë, si hamburgera apo  byrekë. Por askush se di se sa cilësore janë apo në çfarë kushtesh i kanë mbajtur.
Shumica e nxënësve i blejnë pa u menduar gjatë. Po disa janë pak më të vëmendshëm,  pasi kujdesen të lexojnë të paktën datën e skadencës.
Nga vëzhgimi i kameras sonë, më të kujdesshëm duket se janë nxënësit e klasave të ulta, pasi prindërit ju japin ushqim me vete, pasi i druhen cilësisë së ushqimeve që shiten nga ambulantët.
E këto pamje mund ti shohësh në çdo shkollë në kryeqytet përgjatë pushimit të madh ndaj dhe prindërit këshillojnë shkollat që mos i nxjerrin nxënësit jashtë gjatë pushimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658