Dy organizmat e pavarura, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Koalicioni i Vëzhgesve Vendorë që kanë monitoruar procesin zgjedhor kanë dalë sot me disa rezultate. Në tërësi ata e kanë konsideruar si pozitiv procesin e votimit dhe atë të administrimit të votave në vend. Por kanë kërkuar, që rastet e dyshuara për shitjeblerje të votave të shihen me seriozitet dhe ata që e meritojnë bazuar në hetime të kujdesshme të përballen me drejtësinë. Edhe gjuha e politikanëve është kritikuar.
Vëzhguesit e pavaruar kanë folur dhe për trupën e administrimit zgjedhor dhe institucionet e zbatimit të ligjit për adresimin e cështjeve të shitblerjes së votës dhe duke vlerësuar punë e bërë deri tani. Ndërsa për votuesit kanë shtuar se ata janë treguar të matur dhe europianë.