IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Vibe X3 modeli më i ri Lenovo

Vibe X3 modeli më i ri Lenovo

Publikuar më: 19:13 29-01-2016

Lenovo e ka lansuar modelin e saj më të ri të telefonit - Vibe X3 në tregun indian, të cilin ka njoftuar se do ta shesë për rreth 295 dollarë.

Për këtë kosto, Lenovo ua ofron një model të telefonit me ekranin 5.5” në Full HD, procesorin hexa-core Snapdragon 808 SoC, 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme si dhe portin për microSD.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe kamerën me 21MP (me sensorin e Sony, IMX230) në f/2.0 lens, autofokus me detektim të fytyrës, kamerën 8MPnë pjesën e përparme, Bluetooth 4.1 LE, Wi-Fi ac, LTE, NFC, si dhe baterinë me 3,500mAh.

Ndër të tjera, aty është edhe sensori për gishtërinj, si dhe dëgjueset stereo.

Nëse jeni të interesuar në teknologjinë e realitetit virtual, Vibe X3 sjell edhe TheatreMax, e cila e transformon përmbajtjen multimediale në atë VR me pajisjen e AntVR.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666