INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viber bëhet i papërgjueshëm

Viber bëhet i papërgjueshëm

Publikuar më: 20:05 20-04-2016

Viber, një ndër programet më të përdorura, me rreth 711 milion përdorues ka prezantuar enkriptimin fundor për të gjitha mesazhet dhe thirrjet në platformën e saj, duke përfshirë edhe grupet me deri në 200 anëtarë. Kjo risi e Viberm do të lëshohet për përdorim globalisht në javët në vijim.

Funksionalitetet e reja të privatësisë do të jenë të disponueshme në Android, iOS dhe Desktop me versionin 6.0 të aplikacionit.

Enkriptimi i Viber do të variojë në disa nivele sigurie, bëri të ditur kompania, të cilat do të vizualisht do të përkthehen në formën e një “kyçi” me ngjyrë që shfaqet në të djathë të fushës së dërgimit të mesazheve.

Nëse bart ngjyrën gri, do të thotë se komunikimi në atë moment është tërësisht i enkriptuar.

Përdoruesit do të kenë mundësi përzgjedhin dhe ngjyrën jeshile që do të thotë se mund të kërkojnë identifikimin e bashkëbiseduesit ku secili prej tyre bart një çelës kriptografik përdorur për tu identifikuar në Viber. Ngjyra e kuqe do të thotë se personi me të cilin po flisni nuk ka të aktivizuar enkriptimin.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583