INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Victoria Beckham dhe deklarata e saj shokuese

Victoria Beckham dhe deklarata e saj shokuese

Publikuar më: 11:56 06-05-2016

Victoria Beckham  tashmë është kthyer në sinonimin e fjalës “modë”.

D uke qenë një ikonë mode, nuk kishte si të mungonte as  si njëra ndër të ftuarat e nderit në 100 vjetorin e revistës “Vogue”.  Por teksa ish  Posh Spice ka mbajtur një fjalim  në këtë event,  i ka habitur të gjithë të pranishmit.  Vicktoria rrëfeu rreth kohës kur ishte me Spice Girls duke thënë se kur vinte puna tek garderoba , ishte ajo që kishte patur më shumë përfitime se vajzat e tjera të grupit. “Unë isha më e lidhur me modën dhe kjo ishte plus për mua duke qenë se vajzat e tjera visheshin me rroba që i merrnin falas dhe që ishin plehra.

Ndaj kishte buxhet mjaftueshëm për mua dhe fustanin tim  Gucci”, tha Victoria e cila nuk e la me kaq deklaratën e saj tronditëse.  “Ata më fiknin mikrofonin dhe linin të tjerat të këndonin, por ja që qesh mirë ai që qesh i  fundit dhe tani mikrofoni im është i ndezur më së miri”, tha ish anëtarja e Spice Girls e cila dukej sikur mezi e kishte pritur këtë moment.

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287