Ato thanë se Victoria Beckham mund të përjashtohet nga grupi nëse nuk pranon të bëhet pjesë e turneut muzikor të “Spice Girls” por duket se asaj nuk i bëhet aspak vonë. Teksa koleksioni më i ri i markës së saj parakaloi për herë të parë në Javën e Modës në Londër, Victoria gjithashtu festoi edhe 10 vjetorin e markës së saj dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
Pas eventit të Javës së Modës, bashkëshortja e David Beckham ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në një klub tek festa e organizuar nga bashkëshorti i saj David Beckham dhe drejtuesi i “British Vogue”. Ajo çfarë e bën vërtetë ironike videon e saj të postuar në Instagram është fakti se Victoria po kërcen sipër një divani nën ritmet e këngëve të “Spice Girls” me cilat ka shumë rivalitet